Florent Ramadani vishet bardhë e kaltër

Florent Ramadani vishet bardhë e kaltër

Drita ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin e mesfushës, teksa Florent Ramadani i është bashkuar klubit gjilanas pas një periudhe të gjatë te Shkëndija e Tetovës. Mesfushori 26-vjeçar, i cili ka qenë një prej lojtarëve më konstantë në kampionatin maqedonas, pritet t’i shtojë skuadrës stabilitet dhe përvojë në fazën qendrore të lojës.

Ramadani do t’i bashkohet ekipit në Antalya, ku Drita po zhvillon fazën përgatitore dimërore. Kontrata e tij e re e mban në klub deri në verën e vitit 2028

Komunikata zyrtare e Dritës

Florent Ramadani vishet bardhë e kaltër.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje për transferimin e Florent Ramadanit. Florenti ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës ku ka zhvilluar 148 ndeshje zyrtare, ai nesër do t’i bashkohet ekipit në Antalya, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore.

Florenti ka nënshkruar kontratë me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë pjesë e jona deri në qershor 2028.

Mirë se vjen, Florent!

Related Articles