Rinumërimi i votave, kandidati i PDK-së ngritet për tri pozita

Rinumërimi i votave, kandidati i PDK-së ngritet për tri pozita

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Visar Korenica, ka reaguar ashpër pas rinumërimit të votave, duke deklaruar se nga procesi i deritanishëm është ngritur për tri pozita më lart, çka sipas tij dëshmon qartë se votat janë vjedhur.

Në një postim të publikuar në Facebook, Korenica thekson se kjo vjedhje nuk ka ndodhur vetëm ndaj tij, por edhe ndaj kolegëve të tij brenda subjektit politik.

“Nga rinumrimi i votave deri tash, jam ringritë tri pozita ma naltë, çka e dëshmon qartë se votat m’janë vjedhë, jo veç mu, por edhe kolegëve të mi,” ka shkruar ai.

Korenica e quan këtë fenomen “hajni të qëllimshme brenda subjektit”, e cila sipas tij është duke u normalizuar në çdo palë zgjedhje, duke dëmtuar rëndë demokracinë dhe dinjitetin e votës.

“Kjo hajni e qëllimshme brenda subjektit ka fillu me u normalizu në çdo palë zgjedhje, tue e vra dhe tue e shkërmoqë atë pak demokraci që e kemi ndërtu me shumë mund e sakrificë. Vrasësi numër 1 i nëpërkëmbjes dhe shkeljes së dinjitetit të votës asht KQZ-ja. Dhe s’osht hera e parë. Me taksa t’qytetarëve paguhet për me e mbrojt votën, jo për me e leju vjedhjen e saj. Vrasësi numër 2 janë të gjitha qeveritë, pa përjashtim, përfshi edhe këtë t’fundit. Dhe kjo sepse nuk kanë ndërtu sistem të mbrojtjes së votës. Vrasësi numër 3 janë disa kandidatë për deputet, që përmes hajnisë e manipulimit, për ni grusht votash, dojnë me i përfaqësu qytetarët e ndershëm t’këtij vendi.

RINUMRIM I PLOTË ASHT I PADISKUTUESHËM! MARRE! HAJNAT N’BURG! Jo veç komisionerët, por edhe kandidatët për deputet dhe ata që pritet me u ba deputet, e që e kanë leju, mbulu e justifiku këtë hajni”, ka shkruar Korenica.

Related Articles