Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka nisur procesin e asgjësimit pasi është identifikuar prania e substancës Cereulide në qumështin për foshnje Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), loti 52860346BB, importuar nga Holanda.
“AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e AUV.
