E ndihmoi në luftë, Azerbajxhani ia kthen Turqisë me ekipe emergjente

E ndihmoi në luftë, Azerbajxhani ia kthen Turqisë me ekipe emergjente

Ekipet e para emergjente nga Azerbajxhani arritën të shtunën në Turqi për ta ndihmuar këtë vend në luftën kundër zjarreve masive në provincat jugore, të cilat kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Grupi me 100 pjesëtarë azerë arriti në Aeroportin Dalaman të provincës Mugla afër Egjeut nga Aeroporti i Bakus në Azerbajxhan, shkruan Anadolu.

Udhëheqësi i grupit, Xudiyev Rza, u tha gazetarëve se Azerbajxhani gjithmonë do t’i qëndrojë pranë Turqisë në kohë të vështira.

Që nga e mërkura, dhjetëra zjarre kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të Turqisë, kryesisht në jug dhe jugperëndim të vendit, afër bregdetit të Mesdheut dhe Egjeut.

Ndryshe, Turqia e ka ndihmuar Azerbajxhanin me mjete ushtarake vitin e kaluar gjatë konfliktit të përgjakshëm që ish-republika sovjetike e pati me Armeninë për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Sipas ekspertëve ushtarakë, dronët e tipit Bayraktar, prodhim turk, kanë qenë kyç në fitoren e Azerbajxhanit, duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe makineri forcave etnike armene.

Related Articles