Ursula von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Europë të re të pavarur

Ursula von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Europë të re të pavarur

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, thotë se tronditjet gjeopolitike duhet të “shërbejnë si një mundësi për Europën”.

Ajo tha se “ndryshimi sizmik” që po sheh bota është një mundësi për të ndërtuar një “formë të re të pavarësisë europiane”.

Von der Leyen thotë se kjo nevojë nuk është e re, as një “reagim ndaj ngjarjeve të fundit”, por ka qenë një “imperativ strukturor për shumë kohë”, shkruan BBC,

“Nëse ky ndryshim është i përhershëm, atëherë edhe Europa duhet të ndryshojë përgjithmonë”, shton ajo.

“Është koha për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të ndërtuar një Europë të re të pavarur”.

Ajo shton se BE-ja po zgjedh “tregtinë e drejtë mbi tarifat, partneritetin mbi izolimin, qëndrueshmërinë mbi shfrytëzimin”.

Related Articles