Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës

Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hakuar faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim Komuna ka bërë thirrje që të mos besohen postimet e faqes së njëjtë, deri në njoftimin e radhës.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj. Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit”, thuhet në njoftim.

Related Articles