Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për përfundimin e procesimit të të gjitha votave të rinumëruara në Komunën e Dragashit.
Nga 57 kuti të rinumëruara, të gjitha 57 janë përpunuar dhe rezultatet janë regjistruar në platformën elektronike të KQZ-së.
Në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është vërejtur një diskrepancë e madhe mes vendit të parë dhe të dytit sa i përket heqjes së votave.
Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, ka humbur 231 vota nga 2,805 të rinumëruara.
Pas tij, ndryshime të vogla janë regjistruar tek:
Valon Hoti – 45 vota më pak
Glauk Konjufca – 28 vota më pak
Albin Kurti – 20 vota më pak

Një numër i konsiderueshëm votash iu hoq edhe kandidatit të PDK-së, Xhevahir Geci, i cili nga 264 vota të rinumëruara humbi 87 vota.
Megjithatë, Mustafa mbetet kandidati me më së shumti vota të hequra si pasojë e rinumërimit në këtë komunë.
