Vetaksident në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Vetaksident në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Mëngjesin e kësaj të enjte një veturë është rrokullisur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se një vetaksident ka ndodhur sot në Bresje, në segmentin Bresje-Veternik.

Krasniqi tutje ka theksuar se nuk ka të lënduar nga ky aksident. “Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në Bresje (segmenti Bresje-Veternik). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, deklaroi ai.

Related Articles