Pas themelimit të Bordit të Paqes, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja ka bërë “paqen në Lindjen e Mesme”, teksa shtoi se ka zgjidhur tetë luftë dhe “një tjetër po vjen shumë shpejt”, transmeton Gazeta Enigma.
Ai i referohet luftës Rusi–Ukrainë, duke e quajtur “atë që mendova se do të ishte e lehtë”, por që rezultoi të ishte më e vështira.
“29 mijë njerëz, kryesisht ushtarë, vdiqën muajin e kaluar”, thotë Trump, teksa e quan këtë shifër një bilanc “i tmerrshëm”.
Ai shton se “po bëjmë shumë përparim” në bisedimet e paqes, duke përsëritur atë që dëgjuam më herët sot nga Steve Witkoff.
