Rastet e koronavirusit në Tokio kanë tejkaluar mbi 4 mijë në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, në një ditë janë regjistruar 4,058 infeksione të reja, një rritje e mprehtë në krahasim me rekordin e mëparshëm prej 3,865 të regjistruar të enjten.
Javën e kaluar, një mesatare rekord prej 2,920 infeksionesh në ditë u regjistrua në kryeqytetin japonez, një rritje prej 117% në krahasim me javën e kaluar.
Shifrat e të infektuarve janë rritur për disa javë, dhe autoritetet kanë njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në Tokio do të zgjatet, ndërkohë që po zhvillohen Lojërat Olimpike.
Rastet e reja të Covid vazhdojnë të identifikohen në Lojërat Olimpike, por dhe në të gjithë Japoninë.