Arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit në Prizren

Arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Ndonëse nuk dhanë detaje të tjera për aksionin, nga Policia theksuan se detajet e tjera do bëhen publike pas përfundimit të aksionit.

“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti.

Nga ky aksion një person është arrestuar nën dyshimin për manipulim votash.


Avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS), si dhe shtoi se i dyshuari ishte komisioner i kësaj partie.

Gjini e quajti këtë arrestim të paligjshëm.

“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai.

Related Articles