Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

Kandidatja për deputete e LDK-së, Janin Ymeri, ka thënë se që nga maji i vitit 2025, rritja e çmimeve ka qenë vazhdimisht mbi 4% .

Ymeri ka shkruar se për çdo 1 mijë euro të shpenzuara gjatë 2025-ës, gjatë këtij viti do të shtohen edhe 53 euro për ta mbajtur Kosovën “me qeveri të suksesshme”.

Sipas Ymerit, e cila ka fituar votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend, sa më shumë çmime të larta, aq më shumë do të ketë të hyra nga Dogana të cilat do të përdoren për të shpërndarë nga 100 euro.

Postimi i plotë:

 Që nga Maji 2025, rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4%. Në dy muajt e fundit, ishte 5.3%.

Për çdo 1000 Euro të shpenzuara vitin e kaluar, këtë vit ja shton 53 Euro për me mbajt Kosovën “me qeveri të suksesshme”.

Po pse kjo nuk i pengon qeverisë?

Se sa më shumë çmimet e larta, aq më shumë para në Doganë për t’u përdorur tutje si karramele transfere 100she, e tenderë me negociata.

Krejt kjo bëhet paralelisht në ndërkohë që ne mendohemi a të paguajmë çmimet a të ikim.

Cilado zgjidhje (paguaj ose ik), i përshtatet Kryeministrit edhe kabinetit deri atëherë kur ne refuzojmë miratimin në heshtje të varfërisë.

Related Articles