Reims njofton se Arbër Zeneli ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen përgatitëse të parasezonit ndaj Auxerre.
Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që treguan edhe lëndimin e yllit kosovar.
Ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të dihet se sa gjatë do të mungojë jashtë fushave të blerta.
Një lëndim të tillë mesfushori kosovar e pati në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës gati një vit