AUV del me njoftim tjetër për produktin ‘Aptamil’

AUV del me njoftim tjetër për produktin ‘Aptamil’

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të hënën ka njoftuar lidhur me tërheqjen nga tregu të produktit ushqimor për foshnje “APTAMIL”.

AUV ka bërë të ditur se në këtë produkt dhe në një seri të këtij të tij, i cili përdoret për qëllime të veçanta mjekësore, është identifikuar prania e substancës Cereulide.

“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), importues në Kosovë: UNION SH.P.K., Vushtrri”, theksohet në njoftim.

Ky institucion u ka bërë thirrje konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.

Related Articles