Abdixhiku e Hoti, “letra të djegura” përballë Albin Kurtit

Abdixhiku e Hoti, “letra të djegura” përballë Albin Kurtit

Analisti politik, Arton Muhaxheri, thotë se LDK-ja ndodhet përballë një situate serioze, por se të dy opsionet – Abdixhiku dhe Hoti – janë “letra të djegura” përballë Albin Kurtit.

“I përbashkët i tyre është fakti se, në periudha të ndryshme, e kanë sjellë LDK-në në të njëjtin nivel elektoral – rreth 13% – çka dëshmon një krizë të thellë politike dhe strategjike të partisë”, thotë Muhaxheri për Gazetën Enigma.

Për këtë arsye, Muhaxheri sugjeron që LDK-ja të dalë përtej këtyre dy figurave dhe të kërkojë një alternativë tjetër për drejtimin e partisë.

“LDK-ja ka mjaft figura dhe kapacitete për të ndërtuar një lidership të ri, më bindës dhe më konkurrues. Në të kundërtën, nëse partia mbetet e mbyllur në të njëjtin rreth emrash dhe logjikash të konsumuar, rreziku i fraksionizimit pas 31 janarit është real dhe i pashmangshëm”, u shpreh më tej analisti politik.

Related Articles