Arrestohet i kërkuari nga INTERPOL-i, me urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet e Gjermanisë

Arrestohet i kërkuari nga INTERPOL-i, me urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet e Gjermanisë

Sot, Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu – Prishtinë, kanë realizuar arrestimin e një personi shtetas i huaj.

Policia njofton se “i dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të shtetit të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, vepër kjo e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman”.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, vijon njoftimi.

Related Articles