Pamjet dramatike të trenit të mbushur me pasagjerë të goditur nga një sulm me dron rus në rajonin e Kharkiv dje, tregojnë një vagon të djegur ndërsa disa pasagjerë, përfshirë një grua që mbante një foshnjë, ndihmohen për të shkuar në një zonë të pyllëzuar aty pranë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 18 persona ishin në vagon në atë kohë dhe nuk kishte “justifikim ushtarak” për të shënjestruar civilët.
Të paktën pesë persona u vranë dhe rreth 200 persona ishin në tren, i cili po operonte në itinerarin Barvinkove-Lviv-Chop, sipas zyrtarëve,
Logoja në vagon që shihet në pamje na tregon se treni i përket Ukrzaliznytsia – hekurudhave ukrainase. Ndërsa vendndodhja e saktë ku treni ndaloi është e paqartë, ku shihen disa pasagjerë duke zbritur dhe duke ecur në borë larg shinave.
Rusia nuk ka komentuar për sulmin, megjithatë sulmet me dronë dhe raketa në infrastrukturën energjetike dhe të transportit të Ukrainës janë intensifikuar kohët e fundit.
VIDE:
Everyone should see this right now. A baby being pulled out of a passenger train in Ukraine. Civilians purposefully targeted. This is sick. A friend of mine on the train just sent me this harrowing footage. pic.twitter.com/FjLgUirPBS— Caolan (@CaolanReports) January 27, 2026
