Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.
Kështu ka bërë të ditur FSK-ja përmes një postimi në rrjete sociale ku ka ndarë edhe dy fotografi.
Kontigjenti i Kërkim-Shpëtimit i angazhuar nga FSK-ja është i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të ushtrisë, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë.
