Ardhja e bashkatdhetarëve, te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

Ardhja e bashkatdhetarëve, te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin me orë në pikë kalimet kufitare, e kjo si pasojë e fluksit të madh të veturave dhe kolonave të gjata, raporton Gazeta Enigma.


Edhe në orët e mëngjesit të ditës së sotme, vërehet fluks i madh i veturave, të cilat kanë krijuar kolona të gjata dhe pritje në disa pikë kalime kufitare.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më të gjata ka në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Në pikën Dheu i Bardhë në hyrje kolona është e gjatë 1000 deri në 1500 metra, pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë deri në 3 orë.

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 4 orë, Policia kërkon nga bashkatdhetarët të shfrytëzojnë edhe pika tjera .

Kurse në pikën kufitare në Merdarë kolona më e gjatë është në dalje 100-150 metra, kurse në hyrje kolona është 20-30 metra, dhe pritjet janë 25-30 minuta.

Kolona të gjata në dalje janë vërejtur edhe pikën kufitare në Vërmicë, ku kolona e veturave arrin deri në 800 metra.

Në pikat tjera kufitare vërehet fluks më i vogël i veturave dhe pritjet janë më të vogla.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka apeluar te bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, në mënyrë që t’iu ikin pritjeve të gjata./Gazeta Enigma/

Related Articles