Mërgimtarët edhe pas aksidentit në Kroaci përdorin autobusët për të udhëtuar për në Kosovë, madje pa panik.
Edhe pas aksidentit që ndodhi të dielën në Sllavonski Brod të Kroacisë, mërgimtarët kosovarë po vazhdojnë të udhëtojnë me autobusë.
Udhëtarët thonë së aksidente të tilla mund të ndodhin me cilin do mjet transporti. As kompanitë turistike nuk e kanë ndaluar punën dhe përkundrazi fluksi i udhëtarëve nga jashtë është rritur dukshëm.
Menaxheri i kompanisë turistike ‘Arditi Tours’, Ardit Sherifi, i cili ka rastisur ta shoh aksidentin në Kroaci beson se nuk ka asnjë linjë të autobusëve që niset për në rrugë të largëta pa qenë autobusët në rregull, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Transportuesve në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se linjat e autobusëve për në diasporë po vazhdojnë njësoj ndërsa shton se duhet të punohet në detyrimin e kompanive për respektim të ligjit.