Haziri del me postim derisa pritet të vendoset për dorëheqjen e Abdixhikut: LDK i takon anëtarësisë, jo funksionarëve

Haziri del me postim derisa pritet të vendoset për dorëheqjen e Abdixhikut: LDK i takon anëtarësisë, jo funksionarëve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ derisa brenda sallës ku po qëndron derisa Kuvendi i LDK-së është duke i vazhduar punimet.

Haziri ka thënë se s’ka ditë më të mirë se kjo të kujtohen dy mësimet e mëdha për rolin e LDK-së.

“Nuk ka ditë më të mirë se sot me i kujtu dy mësime të mëdha për rolin e LDK-së, jo vetëm të Kosovës.

LDK, me besim në Zot, familje e atdhe. LDK, besë e shpresë për Kosovën.

LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve.

E djathtë, e moderuar, me liberalë e nacionalistë modern, republikanë e nacional-demokratë”, ka shkruar ai.

Related Articles