Abdixhiku: Sot nuk kemi arsye për triumf por për vetëdije, respekt për secilin delegat

Abdixhiku: Sot nuk kemi arsye për triumf por për vetëdije, respekt për secilin delegat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas mbledhjes së kuvendit të kësaj partie, ku përmes votimit të shumicës, s’u pranua dorëheqja e tij nga pozita e të parit të LDK’së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku është shprehur sot s’ka arsye për triumf porse për vetëdije, dhe se janë ‘’krenarë’’ për standardin që kanë ‘’ruajtur dhe vlerën’’ që ata përfaqësojnë.

‘’Tani na duhet maturi. Bashkim jo nga nevoja, por nga bindja. Dëgjim jo për formë, por për kuptim. Punë e madhe, e përbashkët, me përulësinë që e ka mbajtur gjithmonë LDK-në në këmbë në momentet më të vështira të saj’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Demokraci maksimale!

Jo si fjalë e madhe, por si akt përgjegjësie. Si provë se vota e lirë është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi. Votë e fshehtë, vendim i lirë, respekt për secilin delegat; kjo është mënyra jonë e të qenit politikë, pa frikë dhe pa imponim, me bindjen se liria e mendimit është pasuria më e madhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sot nuk kemi arsye për triumf, por për vetëdije. Krenarë për standardin që ruajtëm dhe për vlerën që përfaqësojmë.

Tani na duhet maturi. Bashkim jo nga nevoja, por nga bindja. Dëgjim jo për formë, por për kuptim. Punë e madhe, e përbashkët, me përulësinë që e ka mbajtur gjithmonë LDK-në në këmbë në momentet më të vështira të saj.

Tani kemi misionin e ringritjes përpara.

Faleminderit secilit për besimin.

Kjo përgjegjësi na obligon të ecim si të vërtetë!

Related Articles