Personi që mbeti i plagosur në rastin në Mitrovicë është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 13:50, një person (1990) është plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë”, ka thënë zëdhënësi i Spitalit të Rajonit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.
“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, deklaroi më tej Fazliu.
