Berat: Shiste kanabis dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari 

Berat: Shiste kanabis dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari 

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 40-vjeçar në Berat. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi shiste kanabis dhe kokainë në doza. Gjithashtu policia ka nisur hetimin edhe për bashkëpuntorin e tij.

Gjatë kontrolli në automjetin e tyre, u gjetën sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen. Bashkëpuntori 28-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Dimal-Kuçovë”, për të shitur lëndë narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat mundësuan lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin N. Ç., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. Q., 28 vjeç.

Nga kontrolli në këtë automjet u gjetën sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen nga 2 shtetasit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 28-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles