Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet A.I, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, dyshohet se më 30 janar të këtij viti, rreth orës 14:30 minuta në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore që ishte duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës, i dyshuari A.I iu drejtohet ekipit të ‘Gazetës Nacionale’ dhe monitoruesit të ‘Betimi për drejtësi’, në formë kërcënuese, me veprime konkludente, siç dokumentohen edhe nëpërmjet videoingjizimit të kamerës,

Pas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, për veprime hetimore, me që i dyshuari ishte i paarritshëm, i njëjti ishte vendosur në kërkim policor dhe i njëjti është arrestuar sot, ku pas intervistimit të tij, është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afateve ligjore, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale do të vendos për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit”.

Related Articles