Shkolla del me reagim pas publikimit të pamjeve ku nxënësit përplasin bankat

Shkolla del me reagim pas publikimit të pamjeve ku nxënësit përplasin bankat

Këtë të martë u publikua një video me pamja shqetësuese, ku disa nxënës të shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan kanë ushtruar dhunë dhe kanë dëmtuar invertarin e shkollës, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas publikimit të kësaj videoje me pamje shqetësuese, ra reaguar udhëheqësia e shkollës, ku shprehin keqardhje të thellë për këtë ngjarje të papranueshme.

“Pas publikimeve të videos me pamje shokuese të nxënësve të shkollës sonë, sot më datë 03.02.2026 shprehim keqardhje për veprimet e bëra. Andaj, për të gjithë prindërit, nxënësit dhe komunitetin në përgjithësi ju informojmë që janë ndërmarrë masa urgjente sipas rregulloreve në fuqi. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe organet kompetente për bashkëpunim”, thuhet në reagimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles