Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas parashikimeve, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull, kryesisht në zonat mesatare si dhe përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë
