“Estetika e Komunikimit” – Më 9 shkurt mbahet event inspiruese për mësimdhënësit e Gjilanit

“Estetika e Komunikimit” – Më 9 shkurt mbahet event inspiruese për mësimdhënësit e Gjilanit


Më 9 shkurt, mësimdhënësit e Gjilanit ftohen në një mbrëmje reflektuese dhe frymëzuese, kushtuar artit të të folurit me kujdes. Sonila Kapidani, eksperte e komunikimit në publik dhe praktikuese e dramës dhe teatrit në edukim, sjell një përvojë të veçantë që do të vë në qendër zërin e qetë, praninë e vetëdijshme dhe bukurinë e fjalës në mjediset shkollore, shkruan Gazeta Enigma.

Në njoftimin e organizatorëve theksohet se kjo mbrëmje “ofron një ndalesë të butë për të reflektuar mbi artin e të folurit me kujdes në hapësirat e shkollës – me nxënës dhe kolegë”.

“Një hapësirë e ngrohtë për arsimtarë, ku përmes ushtrimeve të thjeshta, reflektimeve dhe frymëzimit, do të zbulojmë fuqinë e zërit të qetë dhe përdorimin e tij efektiv, praninë e vetëdijshme dhe estetikën në komunikim”, thuhet tutje në njoftim.

Çfarë do të përfshijë mbrëmja:

✓ Vetëdije për zërin dhe trupin si mjete komunikimi;

✓ Si ndikon toni, frymëmarrja dhe pauza në fjalën e përditshme;

✓ Komunikimi i kujdesshëm si mjet dashurie dhe frymëzimi në klasë;

✓ Lidhja mes estetikës, qetësisë dhe profesionalizmit në mësimdhënie;

✓ Momente reflektimi dhe bashkëbisedimi të hapur.

Për kë është kjo mbrëmje?

Për mësues, edukatorë dhe profesionistë që punojnë në arsim dhe në shërbim publik, e që duan të thellojnë qetësinë, kujdesin dhe bukurinë e fjalës në jetën e tyre profesionale dhe personale.

Përfitimet:

✓ Një përvojë e butë dhe e frymëzuar komunikimi;

✓ Prezantim me metodën “Estetika e Komunikimit”, e krijuar dhe zhvilluar nga Sonila Kapidani, autore e librit “Metodika për Estetikën e të Folurit” (2011);

✓ Një hapësirë reflektuese për të rishikuar marrëdhënien me fjalën, veten dhe tjetrin.

Eventi do të fillojë më 9 shkurt nga ora 17:00 deri në orën 19:00, në Kishën Ungjillore Dardania, ku pjesëmarrja do të jetë falas.

Linku për regjistrim në event:

Related Articles