Arrestimi i shefes së kabinetit të Ramosajt, Kuçi: Në AAK s’ka mbetë asnjë pikë idealizmi

Arrestimi i shefes së kabinetit të Ramosajt, Kuçi: Në AAK s’ka mbetë asnjë pikë idealizmi

Asamblistja e PSD-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, Natyra Kuçi, ka komentuar arrestimin e ish-shefes së kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për dyshime të manipulimeve me vota, raporton Gazeta Enigma.

Kuçi ka thënë se Ramosaj e kishte shpërblyer Manjolla Shalën me pozitën e aksionares në kompaninë “Higjiena”.

“Manjolla Shala, ish-shefja e kabinetit të kryetarit Ramosaj, tash e shpërblyer si aksionare në „Higjiena“, qenka arrestuar për manipulim votash. Vjedhja e Manjollës për AAK-në tregon se në atë subjekt nuk ka ngelur as edhe një pikë idealizmi. Kur nuk ke kauzë, qëllim në vete bëhet pushteti”, ka shkruar ajo.

Related Articles