Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të zhvilluara të premten në Oman, u mbyllën pa marrëveshje, por u tha se do të vazhdojnë.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, mes shqetësimeve në rritje se dështimi i negociatave mund të çojë në një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme.

Zyrtarë nga të dyja palët zhvilluan bisedime indirekte në Muskat, kryeqytetin e Omanit, me ndërmjetësimin e autoriteteve vendase.

Pas takimeve, delegacionet do të kthehen në vendet e tyre për konsultime të mëtejshme,

Ndërsa si Uashingtoni ashtu edhe Teherani kanë shprehur gatishmëri për të ringjallur diplomacinë lidhur me çështjen bërthamore të Iranit, Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar se duan ta zgjerojnë agjendën e bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se Uashingtoni dëshiron të diskutojë gjithashtu programin e raketave balistike të Iranit, mbështetjen për grupet e armatosura në rajon dhe çështjen e të drejtave të njeriut.

Related Articles