Një i lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Gllarevë

Një i lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Gllarevë

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i lënduari është dërguar fillimisht për trajtim në QKMF në Klinë, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles