Pasditen e sotme, një përleshje fizike ka ndodhur në kryeqytet pas një aksidenti trafiku në rrugën “Mon Balaj”.
Pesë persona u përfshinë në grindje pas përplasjes së automjeteve, duke pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ai shtoi se veprimet hetimore dhe procedurat e mëtejshme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut, për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe përfshirjen në përleshje.
“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut.” deklaroi Pllana.
