Votuesit japonezë ecinë me vështirësi nëpër borë të dielën për të hedhur votën e tyre në një zgjedhje që parashikohet t’i japë kryeministres Sanae Takaichi një fitore bindëse, ndonëse reshjet rekord të borës në disa pjesë të vendit bllokuan trafikun dhe mund të ulin pjesëmarrjen në votime.
Koalicioni konservator i drejtuar nga Takaichi, udhëheqësja e parë femër e Japonisë, pritet të fitojë rreth 300 nga 465 ulëset e Dhomës së Ulët të Parlamentit, sipas disa sondazheve, një rritje e madhe krahasuar me 233 ulëset që mbronte deri tani.
Jashtë një qendre votimi në një qytet të vogël në prefekturën qendrore Niigata, ku bora kishte arritur mbi 2 metra në disa zona, mësuesi 54-vjeçar Kazushige Cho tha se ishte i vendosur të votonte për Partinë Liberale Demokratike të Takaichit pavarësisht kushteve.
“Ajo ka treguar udhëheqje të fortë dhe po shtyn përpara politika të ndryshme,” tha ai. “Mendoj se gjërat mund të shkojnë mjaft mirë.”
