Katër jetë të humbura vetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

Katër jetë të humbura vetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

E shtuna u shënua si një nga ditët më të kobshme për vendin, pasi katër persona humbën jetën në rrethana të ndryshme tragjike.

Ngjarja e parë me fatalitet ndodhi në orët e mëngjesit në fshatin Loxhë të Pejës, ku një aksident trafiku përfundoi me vdekjen e një gruaje, drejtuese e njërës nga veturat e përfshira.

Sipas raportit 24-orësh, lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i automjetit tjetër, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga policia”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh.

Po atë ditë një person u gjet pa shenja jete në Gjilan.

Vdekja u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi u dërgua për obduksion në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga organet kompetente, tha Policia.

Një tjetër humbje jete u regjistrua rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku një punëtor ndërroi jetë pasi ra nga lartësia në vendin e punës, në një objekt ndërtimi.

Ai pësoi lëndime të rënda trupore pas rënies, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Dita u mbyll me një tjetër fatalitet, pasi një person, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, në rrugën Prishtinë-Pejë  nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në IML, ndërsa hetimet janë në zhvillim nga Policia.

Related Articles