“As lopa në ahur s’e bën” – Haradinaj për kërkesën “skandaloze” të Hagës

“As lopa në ahur s’e bën” – Haradinaj për kërkesën “skandaloze” të Hagës

Kërkesa e Prokurorisë së Hagës për nga 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, u diskutua sot nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Në “Kosova Today”, Haradinaj tha se për Prokurorinë e Hagës është “normale” kjo kërkesë.

“Krejt çka u pa deri sot në këtë Prokurori, krejt çka ka lyp kjo Prokurori, nëse e kemi analizuar se si ka shkuar çështja, është dashur me ditë që këto janë për të kërkesa ‘normale’ për ta, që nëse për asgjë nuk janë, janë për të arsyetuar padrejtësitë që kanë bërë, shkeljet që kanë bërë njerëzore, dhe shkeljet arbitrare ligjore dhe juridike”, tha Haradinaj.

Megjithatë, ai i bëri thirrje popullit që të mos frikësohen e të nguten sikur kjo është fjala e fundit. “Ne presim fjalën e drejtësisë”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket fjalëve të kryeprokurores Kimberly West lidhur me dëshmitë e shtatë ndërkombëtarëve, Haradinaj tha se dëshmia e tyre e djeg Prokurorinë.

“[Dëshmia] e tyre është arma që do të ua rrëzojë kërkesat dhe argumentet. Ata bën sulm qyqar, t’i thuash Wesley Clark dhe përfaqësuesve amerikanë që nuk kanë qenë në ngjarje për UÇK-në, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë, dhe të thirren këta në disa dëshmitarë që këta i kanë mësuar se si me fol, dhe të thirren se këta po dijkan më shumë për UÇK-në, kjo është një absurditet, që ne themi ‘as lopa në ahur këtë nuk e bën’”, u shpreh ai.

Related Articles