Prokurorja e Gjykatës Speciale, Kimberley West, i ka thënë trupit gjykues se Prokuroria ka pranuar mbi 5.000 prova materiale dhe janë paraqitur mbi 28.000 faqe transkripti.
Për këtë rast Prokuroria ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë.
“Kanë kaluar shumë vite tashmë dhe ata të cilët kanë humbur pjesëtarë të familjes kanë menduar se nuk do të ketë drejtësi, por shteti i së drejtës nënkupton se askush nuk është mbi të drejtën dhe ligjin. Kjo do të thotë se edhe njerëzit më të fuqishëm do të duhet të japin llogari. Ne kërkojmë, mbi bazën e provave të paraqitura, që të akuzuarit të japin llogari dhe të jepet dënimi i duhur”, ka thënë West para trupit gjykues.
