Lionel Messi raportohet se i ka bërë me dije Barcelonës se nuk do të rikthehet në stërvitje, derisa ta nënshkruajë kantatën.
Ylli argjentinas është lojtar i lirë, pasi kontrata me Blaugranasit skadoi më 30 qershor dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovim.
Edhe pse presidenti Joan Laporta ka thënë muaj më parë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndrojë në Camp Nou, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Sipas asaj që raporton TV3, 34-vjeçari po refuzon të rikthehet te skuadra katalunase, deri në momentin që të nënshkruajë kontratën.
Kështu, Messi po ia vështirëson punët Barcelonës, duke mos e lënë të qetë që të vazhdojë fazën përgatitore si duhet. Siç është raportuar në mediat nga Spanja, argjentinasi mund të nënshkruajë kontratë dyvjeçare dhe më pas të marrë rol drejtues në klub.