Kjo është gjendja e të plagosurit në Mitrovicë

Kjo është gjendja e të plagosurit në Mitrovicë

Sonte rreth orës 19:26 është plagosur një person në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja”, ka konfirmuar i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, ka folur rreth gjëndjes shëndetësore të të plagosurit.

Lidhur me rastin, Fazliu tha: “Në ora 19.48, në Shërbimin Emergjent të Spitalit  të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur një rast, 25 vjeçar me lëndime në këmbë. Aktualisht, po merr trajtim dhe terapi jashtë rrezikut për jetë”, tha Fazliu

Related Articles