Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, një tjetër kosovar e dorëzon në shtetin gjerman

Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, një tjetër kosovar e dorëzon në shtetin gjerman

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, të mërkurën dhe sot ka bërë ekstradimin e dy personave, që kërkoheshin me urdhër arreste ndërkombëtare.

I pari është arrestuar dje nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej me urdhër arrest të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Ndërsa sot, është realizuar ekstradimi nga Kosova për në Gjermani i një kosovari të kërkuar nga shteti gjerman  për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje’.

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe marrëveshjeve në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman”.

Related Articles