Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, të premten ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryetarit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai e cilësoi këtë vendim si një akt të vetëdijes së lartë politike dhe përgjegjësie institucionale.
“Ramush Haradinajt i shpreh respekt për bashkëpunimin institucional dhe për vendimet që kemi marrë së bashku në shërbim të shtetit, në kohë jo të lehta për Kosovën,” ka theksuar Hoxhaj.
Në reagimin e tij, Hoxhaj ka nënvizuar se “Kosova është ndërtuar mbi sakrificë, përgjegjësi dhe vizion shtetformues, vlera që duhet t’i ruajmë dhe forcojmë çdo ditë.”
Sipas Hoxhajt, “ky është një shembull që do të na shërbejë si mësim për të ardhmen demokratike të Kosovës.”
