Avokatja e Krasniqit: Prokuroria po fshihet pas supozimeve dhe spekulimeve

Avokatja e Krasniqit: Prokuroria po fshihet pas supozimeve dhe spekulimeve

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka hedhur poshtë pretendimin e prokurorisë se Jakup Krasniqit i është dhënë ndonjë raport inteligjence.

Gjatë fjalës përfundimtare të mbrojtjes, u tha po ashtu se Ferat Shala ka shoqëruar Jakup Krasniqin në zona.

“Edhe ky është një shembull i qartë i prokurorisë që fshihet pas hamendësimit. Nëse Prokuroria pretendon se Shala i ka dhënë informacion zbulim-kundërzbulimi për krime zotit Krasniqi, këtë duhet ta thotë troç. Por, meqë nuk ka prova të tilla, Prokuroria preferon që të fshihet pas supozimeve dhe spekulimeve për gjëra që nuk i provon dot. Prokuroria nuk e ka thirrur zotin Ferat Shala si dëshmitar, ndërkohë që në poshtëshënimin e saj, përfshihen tre referenca që e lidhin atë në zonat e Shalës në janar 1999. Ky rast e keqinterpreton insinuimin se Ferat Shala e ka shoqëruar Jakup Krasniqin në vizita. Kjo është tërësisht e pabazuar”, deklaroi Alagendra.

“Prokuroria pasuksesshëm u mundua të lidhte Shtabin e Përgjithshëm dhe Jakup Krasniqin me vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Biniqit në tetor 1998. Në veçanti prokuroria ka keqinterpretuar pasazhin e provave aktuale që lidhen me vrasjen e këtyre dy personave. Ne trajtojmë këtë incident në dosjen tonë. Përveç kësaj, sipas mendimit tonë, prokuroria i ka lënë qëllimisht disa aspekte të caktuara”, tha ajo, teksa kërkoi që rasti të kalojë në seancë të mbyllur.

Related Articles