Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, në një deklaratë për media tha se ende nuk i ka të qarta veprimet konkrete të të pandehurve (katërshes së UÇK-së) për të cilat ata akuzohen nga prokuroria.
Sipas tij, paneli gjyqësor nuk do ta lejojë procesin të kalojë pa pasur përgjigje të sakta dhe të qarta lidhur me akuzat.
“Prokuroria zakonisht kërkon dënime maksimale në çdo proces gjyqësor. Përveç në rastet kur kanë mbësrri marrëveshje me të pandehurit. Nga ana tjetër, në ligjin për Dhomat e Specializuara, thuhet që kjo gjykatë mund të dënojë me burgim të përjetshëm. Befasi e madhe nuk ka qenë kërkesa e prokurorisë, befasuese kanë qenë fjalët përmbyllëse të prokurorëve. Mendo se prokuroria rastin e ka kogja të dobët”, tha Blakaj në “Info Magazinë”.
Ai shtoi se shumica e dëshmitarëve që kanë akuzuar të pandehurit kanë dëshmuar me dyer të mbyllura për publikun, ndërsa pritej që në fjalën përfundimtare të zbardheshin më shumë detaje.
“Shumica e dëshimtarëve që e kanë akuzu të pandehurit, dëshmitë e tyre kanë qenë të mbyllura për publikun. Dhe kemi pritë që në fjalën përfundimtare do të dëgjojmë diçka ma shumë që ka ndodh këtyre viteve.
“Mendoj se prokuroria e ka humbur toruan, janë marrë me çështje edhe krejtësisht periferike që nuk janë të rëndësishme për këtë procedurë. Por në fund është paneli gjyqësëor është ai që ka me vendos nëse të pandehurit do të gjinden të fajshëm apo jo”, përfundoi Blakaj.
