Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar vizitën e parë jashtë Kosovës në këtë pozitë.
Konjufca po qëndron në Mynih të Gjermanisë, si pjesëmarrës në forumin më të rëndësishëm botëror të sigurisë, siç është Konferenca e Sigurisë së Mynihut.
“Në rendin botëror që po riformësohet pjesëmarrja jonë në MSC, si qeveri e Kosovës, bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci, ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamje mbi nevojat për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me aleatët në përballje me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë”, shkroi Konjufca.
“Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëj aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik!”, shtoi tutje ai.
