Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e Projektligjit para deputetëve ka thënë se kanë propozuar që të procedohet me projektligjin ashtu siç ka qenë, duke mos reflektuar strukturë e Qeverisë, por që do ta rishikojmë brenda muajit.
Ai ka thënë se në Ligj parashihet edhe ndryshimi i tabelave.
Murati ka thënë se të hyrat buxhetore janë 3.64 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve të mbulohet me kredi apo edhe me deficit.
Ai ka thënë se paga e 13 për punonjësit e administratës parashihet të jepet në fillim të vitit.
