Dr. Enver Sadiku promovon librin për derbin e legjendar “Drita – Gjilani”

Dr. Enver Sadiku promovon librin për derbin e legjendar “Drita – Gjilani”

Dr. Enver Sadiku sot promovoi librin e tij për derbin legjendar mes FC Drita dhe SC Gjilani, përballjen që prej dekadash konsiderohet zemra e futbollit në Anamoravë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në prani të miqve, sportdashësve dhe personaliteteve nga jeta publike e sportive, autori ka ndarë me të pranishmit motivin dhe përkushtimin që e shtyu të dokumentojë historinë, rivalitetin dhe emocionet që ka prodhuar ndër vite kjo përballje e zjarrtë.

Libri sjell rrëfime, statistika, momente kulmore dhe histori të pathëna nga derbi që ka shënuar dekada të tëra në futbollin kosovar, duke e kthyer këtë përballje në simbol të pasionit dhe identitetit sportiv të qytetit të Gjilanit.

Të pranishmit vlerësuan punën hulumtuese dhe kontributin e Dr. Sadikut në ruajtjen e memories sportive, duke theksuar se ky botim është një pasuri për gjeneratat e reja dhe për gjithë komunitetin futbollistik.

Promovimi u përmbyll me diskutime, autografe dhe fotografi, në një mbrëmje që dëshmoi edhe një herë se derbi “Drita – Gjilani” mbetet më shumë se një ndeshje – është histori, krenari dhe emocion i përhershëm.

Related Articles