Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot foli në foltoren e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast uroi gjithë shqiptarët 17 shkurtin, shkruan Gazeta Enigma.
“Sot është një ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin format e përgjegjësisë, në jetën e një shteti ky përvjetor është dëshmia se Republika e Kosovës është një realitet pakthyeshëm”.
“Kosova ishte vendi ku liria vritej, sot është vendi ku liria funksion, liria frymëzon”, deklaroi kreu i shtetit shqiptar.
