Bashkësia Islame e Kosovës të mërkurën ka uruar besimtarët myslimanë muajin e madhërishëm të Ramazanit, i cili fillon nesër më 19.02.2026, raporton Gazeta Enigma.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka thënë se ky muaj i beguar “na fton në rrugën e drejtë, na edukon me drejtësi, dhembshuri e moral të lartë”.
Ai ka theksuar se agjërimi i muajit Ramazan është një nga adhurimet më të veçanta, sepse është ibadet që besimtari e kryen vetëm për hir të Krijuesit, me bindje të plotë, vullnet të lirë dhe sinqeritet të thellë shpirtëror
