Bisedimet mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë kanë përfunduar pas dy orësh diskutime.
Një zyrtar ukrainas konfirmoi përfundimin e takimit, ndërsa Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas, theksoi se negociatat ishin konstruktive dhe disa çështje u sqaruan, raporton Sky News.
Ai shtoi se kishte pasur përparim dhe se qëllimi i Ukrainës mbetet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.
Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka dhënë më shumë detaje rreth pozicionit të Ukrainës pas raundit të dytë të bisedimeve. Presidenti ukrainas tha se po punon me delegacionin për “t’i afruar paqen e vërtetë”.
“Prioritet janë garancitë e sigurisë për Ukrainën. Përfaqësuesit ukrainas kanë udhëzime të qarta për çdo aspekt të negociatave,” shtoi ai. Ai gjithashtu deklaroi se pret një raport të detajuar pas përfundimit të të gjitha takimeve.
Bisedimet trepalëshe pritet të vazhdojnë për të dhënë fund luftës që nisi në vitin 2023, kur Rusia pushtoi Ukrainën.
