Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po thotë fjalët e fundit në gjyqin e Hagës.
Ai tha se nuk u rikthye në atdhe për të ushtruar kontroll, por për liri dhe paqe,
“Fakti që disa prej neve jemi gjallë, është fat. Unë nuk u riktheva për të rrezikuar jetën time për kontroll dhe atdhe, u ktheva për të rrezikuar jetën time për liri dhe paqe”, tha Thaçi.
Ndër të tjera, ish-kreu i UÇK-së tha se pushteti qëndronte vetëm në duart e hekurta të Sllobodan Millosheviqit.
Ndër të tjera, ai tha se lufta e tij ishte për mbrojtje dhe liri.
