Kadri Veseli bën thirrje për drejtësi e paanshmëri: Pas dekadash hetime s’ka asnjë provë që kam kryer ndonjë krim

Kadri Veseli bën thirrje për drejtësi e paanshmëri: Pas dekadash hetime s’ka asnjë provë që kam kryer ndonjë krim

Pas gati tre vitesh proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse, duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria.

Në fjalën e tij, Veseli ka thënë se në fund të gjykimit të tij, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë.

Ish kryepalrmanetari ka thënë se gjithë jetën i ka shërbyer vendit dhe ka besuar në drejtësi.

“Pas dekadash hetime, s’ka asnjë provë që kam kryer ndonjë krim. Ky është fakt. Drejtësia dhe paanshmëria duhet të dominoj në këtë gjykatë”, ka thënë ndër të tjera Veseli.

Në fund të fjalës së tij, ai ka uruar qytetarët e Kosovës me rasin e përvjetorit të pavarësisë.

Related Articles